100 mijë euro dhanë shqiptarët, Elio i shpëton ‘kthetrave’ të tumorit

 100 mijë euro dhanë shqiptarët, Elio i shpëton ‘kthetrave’ të tumorit

Preku zemrat e gjithë shqiptarëve, 9-vjeçari triumfon ndaj sëmundjes së rëndë

Në këto ditë të vështira që Shqipëria po kalon nga përhapja e koronavirusit, një lajm i mirë vjen nga Gjermania.

Elio Rexhmati, fëmija 9-vjeçar i cili kërkoi ndihmën e shqiptarëve, për t’u shëruar nga sëmundja që e mundonte ka dalë me sukses nga operacioni.

Vogëlushi nga Kukësi preku zemrat e të gjithë shqiptarëve të cilët dhuruan plot 100 mijë euro për transplantin e palcës kurrizore në Gjermani.

Lajmi është dhënë nga bamirësi Elvis Naçi, i cili falenderon të gjithë ata që kontribuan në shërimin e Elios.

Ky lajm përveçse na gëzon mbi shëndetin e mirë të Elios, por na jep edhe shprsë për një të ardhme më të mire në këtë peridhë të vështirë që po kalojmë.

Postimi i Naçit:

LAJM I MADH . LAJM MADHESHTOR! SHPERNDAJE! Me leje te Zotit u shpetua nje Jete! Elio sapo ka dale nga operacioni dhe mjeket thone qe cdo gje ka shkuar mire. Babai i Elion na jep lajmin e madh, na gezon pa fund edhe pse ne nje situate jo normale ne gezohemi se bashke shpetuam nje jete… Shqiptaret dhuruan per operacionin e Elios 100.000 euro dhe sonte marrim lajmin e madh, lajmin dhe pergjigjen e lutjeve te mijera shqiptareve. Zoti ju shperblefte nuk kam fjale, vertete kam emocione kur po i shkruaj keto rreshta, ju falenderoj me respekt te vecante, bashke kemi bere dhe do te bejme vepra te medha, Zoti i gjithesise ju ruajt, ju begatofte, ju dhente shendet, largofte nga ju cdo semundje, cdo brenge, cdo hall… Amin! Amin! Amin!