11 vjeçari shpëton nga makina në flakë prindërit dhe motrën 3 vjeçe

 11 vjeçari shpëton nga makina në flakë prindërit dhe motrën 3 vjeçe

Një 11 vjeçar ka arritur të shpëtojë prindërit dhe motrën e tij 3 vjeçare pas një aksidenti të rëndë që e ndezi makinën në flakë.

Anthony Canales, fluturoi nga dritarja e makinës në momentin kur e ëma e tij që po drejtonte, humbi kontrollin dhe doli nga rruga e më pas u përplas me pemët. Makina u përmbys dhe kur 11 vjeçari arriti të ngrihej në këmbë, pa se në mjet kishin shpërthyer flakët.

11 vjeçari ka arritur ta fikë zjarrin me xhupin e tij dhe me duar dhe të shpëtojë fillimisht të motrën 3 vjeçare, e cila kishte mbetur e bllokuar në pjesën e pasme të makinës.

I ati i të miturit ashtu si dhe e ëma që po drejtonte makinën, morën dëmtime të rënda.