13 vite jetoi me një gyp në fyt! Ja si është tani Xhesi, falë mrekullisë së shqiptarëve

 13 vite jetoi me një gyp në fyt! Ja si është tani Xhesi, falë mrekullisë së shqiptarëve

Operacioni i Xhesit në Itali ishte i suksesshëm. Mjekët e spitalit ‘Bambino Gesu’ mundën t’ja heqin atë gyp të frikshëm nga fyti i kësaj 14 vjeçareje.

Me ardhjen në Rinas disa ditë pas ndërhyrjes, Xhesi flet për herë të parë krejt ndryshe. Tashmë në fyt nuk ka më ato zhurma të dhimbjes që sillte me vete ai tub i frikshëm.

“Jam shumë mirë… e kam hequr tubin dhe jam shumë e gëzuar, shumë e lumtur”-tha Xhesi për emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët.

Tashmë Xhesi mund të marrë frymë lirisht, e kjo falë zemërgjerësisë së shqiptarëve bamirës. Xhesin e takojmë sërish, kësaj here në shtëpinë e saj në Lushnje. Ajo vijon të shkruajë në ditarin e saj, e na tregon se është e lumtur. Më në fund mund të marrë frymë si gjithë të tjerët.

Në fyt ka ende një shenjë të mbetur, nga një e kaluar që fatmirësisht, ajo po mëson ta hedhë pas krahëve.

“Tani jam vajza më e lumtur në botë, nuk e kam më atë gyp që më merrte frymën nga mëngjesi në darkë. Kam dalë shëtitje me shoqet, kam luajtur me motrën e vëllain, jam si gjithë të tjerët.

Dikur të gjitha këto më dukeshin si ëndërr, por shqiptarët për Shqiptarët ma plotësuan ëndrrën. Dua t’i përcjell një puthje të madhe teta Fatmës, sepse kurrë nuk kam për ta harruar ditën që ajo erdhi dhe më dha lajmin e mirë. Faleminderit xhaxhi Elvisit e Sidrit, që bënë thirrje për mua e u lutën bashkë për shërimin tim-shkruan Xhesi në ditarin e saj.