“18 vjet veçse lot, duke lyp një thes miell” Kush është shqiptari që shpëtoi familjen në Prizren

 “18 vjet veçse lot, duke lyp një thes miell” Kush është shqiptari që shpëtoi familjen në Prizren

Këtu jemi në fshatin Gjonaj të Prizrenit. Në këtë ngrehinë, jeton familja Jahja. 4 pjesëtare janë në familje dhe jetojnë në kushte të rënda.

Në banesën, e cila nuk është as e tyrja, nuk ka thuajse asgjë. Shpresa i thotë emisionit ‘Shqiptarët për Shqiptarët’ se prej 18 vitesh nuk ka parë një ditë të bardhë, vetëm lot, dhimbje e ditë të zeza.

 “18 vite gjithmonë me lot, kur nuk ke kushte e nuk u jep dot fëmijëve… më vjen të mbys veten. Mendova ku do flemë tani që dimri është në prag, dua të hyj në tokë kur më kërkojnë fëmijët kushte”, thotë Shpresa.

Kjo nënë vuan sepse dy djemtë i ka të sëmurë, ndërsa trupi i të shoqit është ende i sakatuar nga një aksident i disave viteve më parë.

 “I kam të sëmurë fëmijët, kanë kaluar temperaturë… burri ka shtyllën kurrizore të thyer nga aksidenti, fëmijët nuk shkojnë në shkollë, këtu nuk kemi as kushtet më elementare”.-thotë Shpresa.

I shoqi Petriti, punon si pastrues në ambulancën e fshatit, por 150 eurot që merr ai, nuk i dalin as për barna.

 “Kam lypur edhe për një thes me miell, kam lypur nëpër xhami, ku ka pasur besimtarë, ata që na shikojnë të vënë dorën në zemër, uroj të dali ndonjë bamirës të na ndihmojë dhe ne të dalim nga kriza”, thotë gruaja.

 Halili edhe pse i sëmurë dëshiron të punojë, por askush nuk e merr pasi ende nuk ka mbushur moshën për punë.

 “Dua të ndihmoj prindërit, por më thonë ti je ende i ri”, thotë djali.

Nuk kanë as banjë, as një vend ku të lahen, as kuzhinë e vend për të gatuar….

Por thirrjet e tyre plot dëshpërim janë dëgjuar nga një bamirës me zemër të madhe. Ai i ka dhënë familjes lajmin e mirë se me porosi të Elvis Naçit, do hidheshin themelet e një banesë të madhe e të ngrohtë për ta.

Për të parë se çfarë ndodhi, ndiqni klipin.

Valdrin Kaba: Si fillim ju falenderoj si emision që na jepni mundësinë si donatorë të kontribuojmë në familjet që kanë nevojë. Në fakt ne jemi shikues të rregullt të emisionit dhe aty e kemi parë rastin e kësaj familje. Si çdo rast tjetër edhe ai ka qenë i rëndë, por tek ky rast ne e kemi pas fatin, që të kontribuojmë që ajo familje të ketë një shtëpi mbi kokë.