19 vjeçarja e prekur nga Covid sjell në jetë shëndoshë e mir djalin e saj

 19 vjeçarja e prekur nga Covid sjell në jetë shëndoshë e mir djalin e saj

Një 19 vjeçare e infektuar me Covid ka sjellë në jetë disa ditë më parë të birin e saj, ndërsa ishte e shtruar në njërin prej spitaleve covid në Tiranë.

M.H u shtrua në spital me pneumoni bilaterale për shkak të semundjes, ndërsa doktorët e spitalit së bashku me ata të maternitetit kanë bërë të mundur që vajza të sjellë në jetë djalin e saj. 19 vjeçarja qëndronte prej 10 ditësh në shtëpi dhe pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore u hospitalizua. Mjekët kanë kryer lindjen përmes një operimi cezarian dhe fatmirësisht nëna e foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Lajmi i bukur është bërë i ditur nga një prej mjekeve në rrjetin social.

“Ardhja në jetë e Noelit është një gëzim për të gjithë ne, një ogur i mbarë shprese se jeta do të triumfojë! Urojmë që lajme të tilla të bukura t’i ndajmë çdo ditë me ju,” shkruan mjekja që postoi këtë video.