21 të vdekur në protesta, murgesha e moshuar u lutet në gjunjë policisë të mos qëllojnë

 21 të vdekur në protesta, murgesha e moshuar u lutet në gjunjë policisë të mos qëllojnë

I gjithë shteti i Mianmarit është në kaos total pas një grushti shteti të organizuar nga ushtria. Që nga 1 shkurti vendi është në shtetrrethim e gjendje emergjence, ndërsa protestat kanë vërshuar në rrugë.

Të paktën 21 të rinj kanë vdekur deri më tani, ndërsa ky është momenti kur një murgeshë katolike, e thyer në moshë, u lutet forcave ushtarake e policore të ndalojnë të shtënat, rrahjet e arrestimet ndaj protestuesve. Fotoja ka bërë xhiron e botës në media e rrjetet sociale, ndërsa murgesha e moshuar u lutej burrave të armatosur.

‘Mos qëlloni, mos i vrisni të pafajshmit. Nëse doni të qëlloni, më qëlloni mua”-thotë murgesha me lot në sy.

Fotoja e kësaj gruaje në moshë, e njohur si motra Ann Nu Thawng, është bërë një shembull i dëshirës për liri dhe ndalimit të dhunës, teksa që prej 1 shkurtit të këtij viti, ushtria ka marrë nën kontroll vendin. Falë këtij gjesti, rreth 100 protestues që po përlesheshin me policinë i shpëtuan dhunës.

Ushtria mori kontrollin e Mianmarit më 1 shkurt, duke deklaruar një ‘gjendje emergjence’ në të gjithë vendin për 1 vit. Disa prej drejtuesve të ushtrisë akuzojnë partinë fituese më nëntor, për vjedhjen e zgjedhjeve.

Faktori ndërkombëtar ka kërkuar që palët të ulin gjakrat dhe të gjejnë një gjuhë për të dialoguar, pa e dërguar vendin sërish nën duart e regjimit diktatorial. (Që prej shkëputjes së Mianmarit nga Mbreteria e Britanisë më ’48, nga vitet ’62 deri më 2011, vendi drejtohej nga ushtria).