25 vjeçari qëllon të moshuarën 73 vjeçe… për t’i rrëmbyer varësen e floririt

 25 vjeçari qëllon të moshuarën 73 vjeçe… për t’i rrëmbyer varësen e floririt

Një 25 vjeçar ka rënë në prangat e policisë këtë të enjte, nën akuzën e vjedhjes me dhunë. I riu nga Lushnja ka vjedhur një 73 vjeçare, e cila po ecte në afërsi të stacionit të trenit të qytetit. Duke ushtruar dhunë, 25 vjeçari i ka grabitur të moshuarës varësen që mbante në qafë.

“Pas marrjes së njoftimit se në afërsi të stacionit të trenit në Lushnjë i kanë marë duke ushtruar dhunë fizike një varëse floriri që kishte në qafë shtetses Q. T., 73 vjeçe, menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilët falë mirëorganizimit të punës, veprimeve të shpejta dhe profesionale, kanë bërë të mundur që të identifikojnë dhe të kapin në kohë rekord autorin e dyshuar të ngjarjes.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan për veprën penale “Vjedhje me dhunë” shtetasin P. L., 25 vjeç, banues në Lushnjë.

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale varësja që autori i vodhi me dhunë 73-vjeçares.”-njoftoi policia.