“3 javë jetë më dhanë doktorët… sot marr frymë vetëm falë gjestit të madh të asaj familje”

 “3 javë jetë më dhanë doktorët… sot marr frymë vetëm falë gjestit të madh të asaj familje”

Viti 1990. Zemra e tij dukej se ishte në rrahjet e fundit. Doktorët i thanë se në ato kushte, nuk do të jetonte më shumë se tre javë. I shtruar në spital. 59 vjeç. Në dhimbje. I rrethuar nga makineritë, tubat e aget që të shumta ia përshkronin lëkurën.

Në familjen e tij kishte po ashtu dhimbje të madhe. Ishte vetëm 59 vjeç dhe rrahjet e zemrës bëheshin dita ditës më të vështira.

Kjo ishte historia e Ted Warner… derisa ndodhi mrekullia.

“Gjithçka u bë e mundur falë asaj familje. I shkruajta një letër në atë kohë dhe mbajtëm kontaktet. Por ata lëvizën nga banesa e tyre e nuk më dërguan adresën e re. Për mua kjo ishte e kuptueshme, sepse fundja do të ketë qenë shumë e vështirë për ta.

Për atë familje mendoj çdo ditë të jetës sime, edhe tani. Veçanërisht tani. Kurrë nuk do të mundem të gjej dot fjalët, për të përshkruar për atë familje e cila i dhuroi zemrën e të afërmit të tyre, një njeriu të panjohur”

Ndërsa këto më sipër janë fjalët, po të Tedit, i cili tashmë festoi përvjetorin e tij të 90-të. Mbi 30 vite me një zemër e cila u transplantua në kraharorin e tij në vitin e largët 1990. E sot i moshuari është personi më i vjetër në Britani, që jeton vetëm falë atij gjesti sublim të një familje.

Sot 90 vjeçari nuk është më në spital si dikur, por në këmbë e madje edhe duke bërë ecje, duke shijuar bukurinë e jetës. Në atë kohë, pas transplantit të suksesshëm, doktorët i kishin bërë me dije se mund të jetonte deri edhe 9 vite më shumë. Por parashikimi i asaj kohe, s’mund të ishte më i gabuar. Tedi është mirë me shëndet, 90 vjeç.

“Jam munduar t’i jetoj në maksimum vitet e mia ‘shtesë’, të bëj një jetë aktive. Asgjë nuk do të kisha bërë pa ndihmën e gruas sime të ndjerë, dy fëmijëve e miqve që më ndihmuan gjatë rrugëtimit të jetës”-tha i moshuari.

Burimi: BBC/ Përshtati: Shqiptaret per Shqiptaret.info