5 persona e dhunuan, 15 vjeçarja nga Mirdita merr guximin për t’i denoncuar në polici

 5 persona e dhunuan, 15 vjeçarja nga Mirdita merr guximin për t’i denoncuar në polici

Të jesh viktimë e një përdhumini është diçka që mund të të shenjojë jetën, në veçanti kur frika ndaj “damkosjes” apo stigmatizimit nga një pjesë e shoqërisë, bëhet barrë edhe më e përballueshme sesa vetë makthi i krimit.

Sot policia ka referuar një rast të rëndë, të përdhumit të një 15 vjeçareje në Mirditë. E mitura është përballur me makthin për një periudë disa mujore.

Derisa ditën e djeshme, ka marrë guximin dhe ka denoncuar 5 personat që e kanë përdhunuar.

5 personat në fjalë, të cilët kanë shantazhuar të miturën, janë arrestuar. Mes të arrestuarve ka një 44 vjeçar, ndërsa më i vogli është një  17 vjeçar.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mirditë kanë arrestuar në flagrancë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç” kryer në bashkëpunim, shtetasit A. K., 31 vjeç, A. M., 27 vjeç, E. T., 30 vjeç, N. Ll., 44 vjeç dhe A. Gj., 17 vjeç, pasi dyshohen se me anë të shantazheve, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase 15-vjeçare.”-njofton policia.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbërthyer të plotë krimin që është kryer ndaj 15 vjeçares. Paraprakisht dyshohet se viktima ka patur marrëdhënie me 17 vjeçarin e arrestuar. 4 të tjerët e kanë shantazhuar të miturën, duke i thënë se kanë pamje filmike dhe heshtjen e tyre e kanë ‘shitur’ duke kryer një krim, disa herë.