50 histori të fëmijëve të dhunuar “ecin” në kalldrëmin e Gjirokastrës

 50 histori të fëmijëve të dhunuar “ecin” në kalldrëmin e Gjirokastrës

Dhuna në familje është një fenomen që fatkeqësisht prek shumë breza të shoqërisë shqiptare. Përveçse dhunës ndaj grave edhe rastet e abuzimit fizik/seksual me fëmijët kanë qenë të panumërt.

Për të sjellë një ndjenjë revoltimi dhe reagimi për këto fenomene negative, UNICEF (Fondi i emergjencës së Kombeve të Bashkuara për fëmijët) ka sjellë në qytetin e Gjirokastrës një instalacion, ku tregon historitë e 50 fëmijëve të keqtrajtuar apo të abuzuar.

Fotot nga UNICEF

Fushata nisi më 18 mars dhe nën kalldrëmin e Gjirokastrës u vendosën 50 silueta fëmijësh (meshkuj e vajza), ku shkruhen histori të ndryshme.

Foto nga UNICEF

 “Isha 11 vjeç kur…më dhunuan seksualisht. Sot kam frike se nuk jam e virgjër dhe mendoj për probleme që do të më sjellë ky fakt. Mu deshën 8 vjet ta ndaj këtë ngjarje me dikë… deri më sot, nuk i kisha treguar njeriu”-shkruhet në një instalacion.

“Isha 12 vjeç…kur një burrë më i madh në moshë se unë më abuzoi seksualisht, dhe që prej asaj kohe kam probleme me seksualitetin. M’u deshën 12 vjet që të flas me dikë.”-shkruhet në një tjetër.

Historitë në fjalë  synojnë të tregojnë se fenomeni i abuzimit me fëmijët është i përhapur dhe duhet luftuar me një ndërhyrje proaktive, jo vetëm nga organet e rendit e arsimit, por edhe nga vetë familja shqiptare.

Foto nga UNICEF