70 vjeçari përshkon Atlantikun! Mbledh donacione në luftën kundër sëmundjes që i mori njeriun e afërt

 70 vjeçari përshkon Atlantikun! Mbledh donacione në luftën kundër sëmundjes që i mori njeriun e afërt

U nis me varkën e tij me rrema më datë 12 dhjetor të vitit të kaluar dhe përshkoi jo pak, por 3 mijë milje në oqeanin Atlantik (Paqësor). Rrugëtimin e nisi nga ishujt Kanari dhe arriti në Antigua të Karaibeve të shtunën e kaluar, duke u bërë i pari 70 vjeçar në botë që e përshkruan një distancë të tillë. Kjo është historia e Frank Rothwell. 70 vjeçari i vuri si qëllim vetes që ta përdorte sfidën e tij si një event për të mbledhur donacione për të luftuar sëmundjen e Alzaimerit dhe Demencës, pa e ditur së teksa ai kishte nisur rrugëtimin, e njëjta sëmundje do i merrte jetën njeriut të afërt në familje.

70 vjeçari u nis i vetëm dhe për 6 javë me rradhë shtyu me rrema varkën e tij në oqean. Ai e mësoi ngjarjen tragjike të njeriut të afërt, por nuk u dorëzua dhe vijoi me sfidën. Arriti të mbledhë jo pak por rreth 800 mijë paund me donacione, para që do t’i dërgojë në institutin e kërkimeve shkencore për sëmundjen e Alzaimerit (Alzheimer) në Britani.

Në finish dhe pas 6 javësh të lodhshme, 70 vjeçarin e priste e shoqja.

“U emocionova shumë kur iu afrova finishit. M’u deshën 6 javë të gjata për të përshkruar oqeanin Atlantik, por sfida në të vërtetë kërkoi më shumë se 18 muaj trajnim e përgatitje. Jam shumë I lumtur që arrita të përfundoj këtë udhëtim të pabesueshëm.

Kur ndodhesha në fillimet e udhëtimit, mësova lajmin e hidhur se kunati im kishte ndërruar jetë. Vuante nga demenca. Shpresoj që me këtë gjest të ndihmoj dhe familje të tjera që ndodhen në të njëjtën situatë.”-tha 70 vjeçari.