8 vjeçari i sëmurë ndjek shembullin e heroit të tij, ecën me kilometra për të bërë bamirësi

 8 vjeçari i sëmurë ndjek shembullin e heroit të tij, ecën me kilometra për të bërë bamirësi

Një 8 vjeçar i prekur nga një sëmundje që në lindje, ka vendosur të ndjekë shembullin e një veterani lufte, që solli shpresë për shumë njerëz në mbarë globin.

Ky është Vini (Vinnie) dhe jeton në Barnham të Britanisë. Ka lindur pa muskujt e stomakut dhe për të jetuar duhet të mbajë tuba në trup.

Pavarësisht këtyre vështirësive me të cilat sprovohet përditë, ai ka ndjekur shembullin e ‘Kapitenit’, Sir Tom Moore, ish veterani që mblodhi bamirësi për mjekët rreth 40 milionë dollarë, duke kryer ecje deri në moshën 100 vjeçare.

Ashtu si ish veterani i luftës, 8 vjeçari ka ecur thuajse 29 milje brenda një dite me shpresën se mund të mbledhë bamirësi për shërbimin mjekësor në Britani.

“I dua shumë mjekët, sepse ata ndihmojnë njerëzit. Ashtu si unë. Kam kryer shumë operacione… unë e kam patur xhan ‘Kapiten Moore’ sepse ai ishte i mirë dhe i dashur. Ecja që po bëj më kënaq sepse më bën mirë për shëndetin dhe po ngre para për bamirësi.”-tha 8 vjeçari për BBC.