82 vjeçari dhuron veshkën për t’i shpëtuar jetën të birit

 82 vjeçari dhuron veshkën për t’i shpëtuar jetën të birit

Dashuria që ka një prind për fëmijën mbase është e pamatshme dhe nuk mund të përkthehet në numra.

Një rast i ditëve të fundit në Itali është shembull i mirfilltë, se çfarë do të thotë dashuria e një babai për të birin.

Një 82 vjeçar në Torino, vendosi të dhurojë njërën veshkë për të shpëtuar djalin e tij 53 vjeçar, që prej vitesh provonte dhimbje të panumërta. 53 vjeçari po priste prej kohësh në listën e dhurimeve në spital, derisa babai i tij i moshuar vendosi që të rrezikojë jetën e tij, për të shpëtuar atë të djalit.

Operimi, i rrallë dhe i rrezikshëm për shkak të moshës së 83 vjeçarit, fatmirësisht shkoi mirë. 53 vjeçari tha për median se nuk dinte sesi ta falenderonte të atin.

“I thashë mjekut që kreu operimin, si mundem t’i them faleminderit tim ati, që bëri diçka kaq të mrekullueshme”-tha burri për median.

Ndërkohë i ati u shpreh shkurtimisht për median “Unë vetë nuk ndihem hero e as se kam bërë diçka të jashtëzakonshme… në vizitën time të parë tek mjeku më thanë që isha shumë plak për këtë operim, por sërish… në spital bënë mrekullinë për tim bir”

Brenda muajit babë e bir tashmë janë rikuperuar nga shëndeti dhe janë kthyer në shtëpitë e tyre.