9 vjeçari i prekur nga kanceri kërkon ndihmën e shqiptarëve

 9 vjeçari i prekur nga kanceri kërkon ndihmën e shqiptarëve

Gjithçka nisi si një incident fare i vogël. Eljo Rexhmati, 9 vjeç, po dilte nga shtëpia kur u rrëzua tek shkallët. Familja e dërgoi në spital pasi kishte vrarë gjurin. Një grafi e bërë në Tiranë tregoi se kishte në kockë një shenjë që nuk duhej të ishte atje.

Xhevdeti dhe Pranvera, prindërit e Eljos, vendosën të shkojnë në Gjermani dhe pas kontrollit atje, ajo ‘hije’ rezultoi të ishte një tumor që sot mund t’ja marrë jetën 9 vjeçarit. Eljo është i prekur me “Limfom Malinje B-NHL” dhe ka nevojë urgjente për një transplant të palcës kurrizore. Fatmirësisht ka një dhurues të palcës kurrizore për 9 vjeçarin dhe ai është vëllai i tij i vogël, vetëm 5 vjeç.

Thirrja për të ndihmuar Eljon u publikua në media pak kohë më parë por edhe nga disa persona të njohur të muzikës, sportit, shoëbizit etj. Një ngjarje kaq e trishtë për një fëmijë të prekur nga tumori në moshën 9 vjeçare, prekur jo pak shqiptarë. Emisioni ‘Shiptarët për shqiptarët’ gjithashtu e ndoqi këtë rast mjaft të rëndë, me qëllimin për ta ndihmuar familjen e Eljos, e cila ndodhet në një moment të errët.

Familjes Rexhmati i duhen 224 mijë euro për të kryer ndërhyrje krirugjikale dhe më pas për t’a nënshtruar Eljon sërish në një tjetër cikël të kemio-terapisë.

Emisioni ‘Shqiptarët për Shqiptarët’ bisedoi me nënën dhe vetë Eljon, nga ku i premtuan se do të bëjnë ç’është e mundur për të mbledhur 100 mijë euro. Elvis Naçi u shpreh se familja ka arritur t’i mbledhë rreth 120 mijë euro dhe tanimë u duhen dhe 100 mijë të tjera, një shumë e papërballueshme për ta.

Naçi: Na thuaj diçka, si është shëndeti i Eljos?

Nëna e Eljos: Për momentin ndihet mirë, nuk është se ka ndonjë shqetësim. Për momentin nuk ka gjë, por herë pas here ndjen shqetësime nga më të ndryshmet. Eljo po zbriste nga shkallët e shtëpisë. Këmba nuk e mbajti dhe u rrëzua. Kur i bëmë grafinë në spital, na thanë që ka një hije të zezë në kockë. Na thamë që t’i bëjmë një rezonancë dhe mjeku na kërkoi që duhej të bënte operacion. U shqetësuam dhe shkuan në Gjermani për ta vizituar. Këtu mjekët na thanë se nuk kishte infeksion në kockë, por tumor.

Naçi: Do t’lutemi shumë dhe ne do t’i bëjmë ato 100 mijë euro, që Eljo të futet në operacione. Do mundohemi shumë që ju të paktën t’i keni ato para. 250 mijë euro nuk i bëjnë dot 95% e shqiptarëve, por bashkë, besoj do t’ja arrijmë.

Eljo: E falënderoj nga zemra çdo shqiptar që ka kontribuar dhe do të kontribojë për mua. I falënderoj shumë.

Sidrit Bejleri: Eljo të jap fjalën se kur të vish në Shqipëri, ta moderosh emisionin këtu me ne.  Do dallohet vetëm xhaxhi Visi se ne të dy kemi të njëjtin model flokësh.

Elvis Naçi: Ke kohë pa i takuar shokët e shoqet?

Eljo: Po kam rreth dy muaj

Naçi: Mos u mërzit, tani të duhet durimi. Babin, mamin, dhe neve na ke, do jemi afër teje dhe duam të të kemi këtu sa më shpejt.