9 vjeçe, me tumor në kokë! Fjalët prekëse të Anës, kur mësoi për mrekullinë e shqiptarëve

 9 vjeçe, me tumor në kokë! Fjalët prekëse të Anës, kur mësoi për mrekullinë e shqiptarëve

Ana është vetëm 9 vjeçe dhe prej disa kohësh vuan nga tumori në kokë. Rasti i saj u publikua në emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët” përmes lotëve e thirrjes së nënës së Anës.

“Më tha një ditë vajza, mami në shkollë nuk po shikoja mirë, mu errësuan sytë dhe më dhemb shumë koka. Erdha në Tiranë me vajzën dhe bëmë një rezoncancë. Doktori më tha vajza ka tumor… nuk dëgjova gjë tjerër më…

“Shumë e trembur jam, vajzën mezi e kam rritur, e vetme. Babai i saj na ka braktisur qëkur unë isha shtatzënë. Nuk ka dashur t’ja dijë. Jam përpjekur që vajzës të mos i mungonte asgjë, por kjo është si një bombë për mua, nuk e përballoj dot. Nuk e shoh e duroj dot më, kur shoh vajzën, të më thotë se i dhemb shumë koka. Ajo rrezikon jetën”-tha nëna e Anës.

Shqiptarët zemërmirë u mblodhën edhe kësaj here, për të shpëtuar jetën e një fëmije që pati fatin e keq, një sëmundje vdekjeprurëse. Paratë për ta dërguar Anën në Turqi u mblodhën dhe momenti kur nënë e bijë mësojnë lajmin, ishte një dritë në qiellin gri të shpirtrave të tyre. Veçanërisht një dritë për Anën, që thotë këto fjalë përlotëse.

“Dua të falenderoj xhaxhi Elvisin e të gjithë shqiptarët që më ndihmuan për të ikur në Turqi. Kam shpresa se do të shërohem. Shumë faleminderit nga zemra.”

Tashmë ajo është nisur drejt Turqisë dhe e vetmja gjë që mbetet, është të lutemi për shërimin e saj.