“Ah mor bir, nuk të shijova dot” Gruaja me tre jetimë tregon momentet kur i vdiq i shoqi

 “Ah mor bir, nuk të shijova dot” Gruaja me tre jetimë tregon momentet kur i vdiq i shoqi

Dhimbja ia ka marrë rininë nga sytë qëkur i vdiq i shoqi, kurse sot i çon grushta kokës se nuk ka të ushqejë fëmijët e saj të mitur.

Kjo është historia e Venetike Osmanit, 31 vjeçare. Venetika jeton në Cërrik, një qytezë e varfër dhe e vogël e Shqipërisë.

Problemet me të cilat përballet gruaja janë të mëdha e dhimbshme për t’u dëgjuar. Njëlloj edhe kur ajo tregon momentet e fundit me të shoqin, i cili ndërroi jetë për shkak të zemrës 1 e vit e gjysëm më parë.

Venetika: Më tha po bllokohem… i plasi shkuma nga goja (qan) ishte dhe djali i vogël. Në gjysmën e rrugës për në spital po i binte xhamit me dorë. I tha djalit, të keqen e babit që nuk të gëzova dot (qan) kjo më dhemb këtu… i zgjati dorën djalit por nuk arriti t’ja kapte dorën. Më tha çuni pse nuk po rënkon më babi… i thash të keqen mami, fjeti babi shko puthe. Ka qenë shumë e vështirë për mua.

Venetika nuk është në punë pasi ka probleme me sytë e saj, çka e ka bërë të vështirë të gjejë një punë në një qytezë që ka pak mundësi për të të ofruar. 31 vjeçarja ka tre fëmijë, një djalë 14 vjeç, një vajzë 9 vjeçe dhe një djalë të vogël 6 vjeçar.

Ky i fundit e mbush ajrin me zë të ngrirë e rënkime kur kujton të atin, fotoja e të cilit qëndron në atë ‘pak fare’ banesë që ka familja.

6 vjeçari: Babi im ka vdekur, nuk jeton më është bërë ëngjëll… unë e doja shumë babin (qan) Më mungon shumë babi.

Venetika: Marr pensionin e djalit, 43 mijë lekë dhe një përkrahje 47 mijë lekë të vjetra. Nuk i ushqej dot fëmijët. Ato para janë sa për t’i mbajtur gjallë. Është shumë e vështirë.

Kam shkuar për punë por nuk më japin punë se unë nuk shoh nga sytë. Me një krah them që nuk i dua sytë, kur nuk shoh fëmijën që të hajë bukë, që të rritet si të gjithë të tjerët… më mirë të verbohem.

Emisioni ‘Shqiptarët për Shqiptarët’ iu gjend pranë familjes Osmani. Sidrit Bejleri u nis me bashkëshorten drejt Cërrikut për t’i dhënë një lajm të mrekullueshëm. Për më tepër shikoni videon.