“Ajo është më e fortë se unë” Fjalët përlotëse të një babai, para se e bija të hyjë në operim

 “Ajo është më e fortë se unë” Fjalët përlotëse të një babai, para se e bija të hyjë në operim

Orët kalojnë dhe afrohet momenti i operimit për Arlinën, që më në fund t’i shpëtojë skoliozës.

Pas bisedës me Arlinën, Eneida takon prindërit e vajzës, të cilët presin operimin e të bijës. Babai i Arlinës tregon se shpresën në Zot kurrë nuk e ka humbur. Tashmë falë shqiptarëve dhe emisionit “Shqiptarët për Shqiptarët”, Arlina është më afër se kurrë shërimit.

Babai i Arlinës: Shpresën e kemi të madhe, më parë tek Zoti e tek mjekët. Arlina është tip i fortë, por shpreson shumë që, do të dalë mirë nga operimi. Shpresën nuk e kemi humbur asnjëherë.

-Arlina është shumë e guximshme. Duket sikur ajo ju jep forcë juve

Babai i Arlinës: Është e vërtetë. Arlina na jep forcë, unë jam më i dobët se ajo dhe është Arlina që na jep një forcë të madhe.

-Kishit menduar se shqiptarët do t’ju përgjigjeshin për këtë problem?

Babai i Arlinës: Ne shpresat nuk i kemi humbur. Ne jemi popull human, jo vetëm ndër shqiptarët, por edhe për të tjerët. Kurrë nuk e kam vënë në dyshim se shqiptarët me vullnet të mirë, do të na ndihmonin. Kjo sëmundje që ka Arlina dhe operimi që i duhet, është e papërballueshme për një familje me e mbledh.