Akulli i kishte mbuluar gjithë trupin! Qeni shpëton mrekullisht prej temperaturave -54 °C

 Akulli i kishte mbuluar gjithë trupin! Qeni shpëton mrekullisht prej temperaturave -54 °C

Këtë fillim viti në Siberi temperaturat kanë rënë në një rekord që nuk regjistrohej prej dekadash, plot minus 54 gradë celcius.

Në një qytet të vogël të Siberisë, 3150 milje në jug të Moskës, banorët e zonës dëgjuan ulërimat e një qeni. Një grua që punonte si kuzhiniere në spitalin e zonës, dëgjoi e para hungërimat e qenit. Kur shkoi atje, u përball me një skenë të frikshme. Akulli e kishte ‘gëlltitur’ të gjithin. Qeni ishte thuajse i ngrirë, në përjashtim të kokës.

Gruaja tentoi ta nxjerrë qenin nga aty por ishte e kotë. Dukej sikur akulli e kishte ngjitur kafshën e gjorë në tokë. Disa banorë të zonës erdhën në ndihmë dhe përmes disa shufrave prej hekuri çanë akullin në mënyrë që të nxirrnin qeni nga akulli.


Menjëherë sapo e liruan, qenin e dërguan në veterineri. Për habinë e të gjithëve që panë skenën e rëndë, mjeku tha se qeni ishte mirë dhe se nuk i rrezikohej jeta.

Pas mjekimit dhe fashimit të putrave, qenin e mori në shtëpi gruaja që e dëgjoi për herë të parë hungërimën e tij të dhimbjes.