Anglia shkatërron 4-0 Ukrainën, në gjysëmfinale e pret Danimarka

 Anglia shkatërron 4-0 Ukrainën, në gjysëmfinale e pret Danimarka

Anglia ka kaluar në gjysëmfinale duke shkatërruar 4-0 Ukrainën, e cila ishte e pafuqishme për të reguar.

Seria e golave nisi që në minutën e 4-të të ndeshjes. Kapiteni Harry Kane shënoi golin dhe i dha startin e duhur ‘luanëve’.

Ukraina tentoi në pjesën e parë të barazojë rezultatin. Pavarësisht përpjekjeve, 45 minutat e para përfunduan me vetëm një gol.

Do të ishte pjesa e dytë ajo ku Anglia ‘tjetërsohet’ dhe kthehet në një makineri golash. Në minutën e 46-të, Harry Maguire arrin të çojë topin në portë me një goditje me kokë. 2 me 0 për Ukrainën, e cila duket se nuk ka më forcë për të reaguar.

Kapiteni i Anglisë shënon sërish në minutën e 50-të.

Jordan Henderson shënon golin e katërt në minutën e 63-të dhe tashmë fitorja e Anglisë është thjesht një çështje e kohës.

Ukraina largohet me arritje dinjitoze deri në këtë fazë të Euro2020, ndërsa Anglia bëhet gati për gjysëmfinalen, ku përballë do të ketë Danimarkën.