Apeli përlotës i 18 vjeçares, humbi dëgjimin e zërin, sot i rrezikohet jeta

 Apeli përlotës i 18 vjeçares, humbi dëgjimin e zërin, sot i rrezikohet jeta

E rritur jetime, por sërish nuk u dorëzua. E ëma i pësoi aksident dhe u bë invalide, por ajo serish nuk u dorëzua, derisa një ditë dëgjimi i iku. Një sëmundje e rëndë iu shfaq në trup dhe nisi ta degradojë. Me kalimin e kohës, asaj i iku dhe zëri. Nuk flet dot më dhe sot i rrezikohet jeta.

Kjo është Kristina. 18 vjeçe. I është drejtuar emisionit ‘Shqiptarët për Shqiptarët” me një mesazh me tekst pasi e ka të pamundur të tregojë me zë vuajtjet që e kanë kapluar. Lutet për ndihmë, që shqiptarët t’i zgjasin dorën për t’i dhënë një shans të dytë në jetë. Mjekët i kanë thënë se duhet të operohet sa më parë, por operimi i saj kushton 20 mijë euro, para që ajo s’ka ku t’i gjejë.

E vetmja që qëndron në këmbë në familje është gjyshja e Kristinës, e cila kujdeset për vajzën e saj e tashmë dhe për mbesën.

Më poshtë mesazhi i 18 vjeçares për shqiptarët:

“Dua të operohem, të shërohem e të vazhdoj jetën time. Kam plot 3 vjet që vuaj. Filimisht humba dëgjimin e më pas gjendja ime ka degeaduar… kam qarë pafund, jam ndier e vetmuar. Nuk i kam uruar të keqen askujt e megjithatë veç të këqija më kanë ndodhur.”-thuhet në mesazhin e 18 vjeçares nga Elbasani.