Art me këpucë, pensionisti krijon pamje spektakolare në dëborë

 Art me këpucë, pensionisti krijon pamje spektakolare në dëborë

Me pak vegla dhe pastaj me këpucë, por veprat e tij të artit kanë tërhequr vëmendjen e mediave në Kanada e Amerikë.

Ky është Kim Asmussen, jeton në një qytezë të vogël pranë Ontarios në Kanada. Krijon art me përmasa gjigande që lënë me gojën hapur këdo që i sheh nga lart. Tashmë ai është në pension dhe kohën e ka mbushur duke ‘pikturuar’ në dëborë.

“Jam tipi i personit që i pëlqen të qëndrojë në natyrë. Më pëlqejnë format gjeometrike dhe të provuarit për t’i bërë ato në dëborë. Një pjesë e madhe e planifikimit është që të gjesh si do të bësh lëvizjen, sepse s’mund të ecësh kudo”-thotë ish- mësuesi.

Veglat që përdor Asmussen variojnë tek vegla si kompasti, litarë e shkopinj dhe sigurisht, këpucët e dëborës që bëjnë shumicën e punës.

“Shumë njerëz duan të vijnë dhe të ndihmojnë dhe interesi është rritur. Këtë vit na erdhën disa miq nga SHBA-të dhe bëmë art këtu me këpucë.”-tha Kim.