Atleti shqiptar merr medalje të artë në Beograd, shikoni hedhjen e tij prej thuajse 8 metrash

 Atleti shqiptar merr medalje të artë në Beograd, shikoni hedhjen e tij prej thuajse 8 metrash

Izmir Smajlaj ka shkëlqyer sërish, duke fituar medalje të armë. Çmimin, Smajlaj e fitoi në Indoors meeting ‘Serbia Open’, që organizohej në Beograd të Serbisë.

‘Djaloshi i artë’ doli i pari me kërcimin për së gjati me rezultatin 7.91 m. Për atletin kjo medalje ka domethënie të veçantë para sfidave që e presin.

‘Ishte një garë e fortë me konkurentë shumë të fortë. Është një rezultat shumë bindës ky i fitores edhe për garat e ardhshme.’-tha Smajlaj.

Shqiptarët në këtë miting garuan edhe në vrap përmes atletit Franko Buraj nga klubi i Vllaznisë. Atleti arriti të marrë medaljen e argjendit në Serbi.

Në këtë garë kanë marrë pjesë atlet nga Evropa dhe tërë bota dhe kjo është hera e gjashtë që evenimenti organizohet në Serbi. Atletet shqiptarë e kanë garën e ardhshme në Poloni nga ku shpresojnë të kthehen me rezultat edhe më të larta.