Babai e braktisi, shqiptarja nga Maqedonia: S’ma dhuroi veshkën

 Babai e braktisi, shqiptarja nga Maqedonia: S’ma dhuroi veshkën

Një vajzë nga Gostivari i Maqedonisë ishtë rritur në mes të sprovave dhe vetmisë. E braktisur në moshë të vogël kjo vajzë jetonte në shtëpi së bashku me sëmundjen që ajo ka. Ajo vuan nga dializa por të mos mjaftonte kjo ajo do të ngelët në mes të katër rrugëve për shkak se shtëpia ku ajo banon do të shembet. Me lot në sy ajo kerkon ndihmën e Shqiptarëve.

Zejnepi e sëmurë me dializë kishte kaluar momente të vështira në jetë. Momentet më të vështira për të ishin kur babai i saj rrefuzoi t’i jepjte njërën vëshke dhe e braktisi në sallën e operacionit. Shtëpia ku ajo po jetonte do të prishej dhe Zejnepi do të ngelej në mës të katër rrugëve. Ajo kërkoi ndihmen e Shqiptarëve në emisionin Shqiptarët për Shqiptarët. Zejnepes iu sigurua barnat si dhe një shtëpi me qera.