“Babai më ka vdekur…. ju falenderoj shumë që pas kaq muajve, më bëtë të buzëqesh”

 “Babai më ka vdekur…. ju falenderoj shumë që pas kaq muajve, më bëtë të buzëqesh”

Fondacioni “Firdeus” vendosi që t’u dhurojë 150 fëmijëve jetimë në Tiranë, një 1 qershor krejt ndryshe. Ashtu siç është bërë traditë e përvitshme, kësaj here “Firdeus” i dërgoi fëmijët në një qendër argëtuese. Fëmijët u kënaqën duke luajtur mes këndeve të ndryshme të argëtimit dhe mes njëri- tjetrit.

“Ne shpresojmë t’i kemi kënaqur fëmijët në këtë 1 qershor dhe të jenë të lumtur gjithë jetën, si gjithmonë ne do jemi pranë tyre, gjithë jetimët marrin edhe pako ushqimore”, tha Fatma Naçi, e shoqëruar nga Meri Bejleri.

Edhe nënat e familjarët e fëmijëve u kënaqën në qendrën e argëtimit, ndërsa më pas “Firdeus” shpërndau disa pako ushqimore për të gjithë të pranishmit.

Ju ftojmë të ndiqni këtë video dhe mesazhet e jetimëve pas një dite të gëzueshme.