Babai me vajzën speciale bëhen një shembull inspirimi për të tjerët

 Babai me vajzën speciale bëhen një shembull inspirimi për të tjerët

Kërcimi i fal lumturi dhe lumturia e saj qesh fytyrat e të tjerëve.

Kjo është Eljona. Ajo është e prekur nga çrregullime të spektrit autik. Për familjen e saj është e pazëvendësueshme.

I ati i Eljonës është një shembull për t’u ndjekur. Çlirimi i qëndron në çdo moment në krah të bijës e përpiqet që ta lumturojë atë ashtu si çdo prind. Por mbase ndryshe nga të tjerët, Çlirimi e tregon në rrjetet sociale kërcimin e preferuar të së bijës.

 “Kjo është një ditë e zakonshme  e jona. Mësojmë  Jonën  për videot e tik tokut më orë të tëra sepse presim momentin që ajo të buzëqeshë.  Sepse këto fëmijë  s’ka zot ti detyrosh të bëjnë diçka kur nuk dëshirojnë. Jona kur nuk ka dëshirë të bëjë video ta merr telefonin e ta fut në xhep.

Ne nuk ndikohemi fare nga komentet kritike. Siç I nxjerrin të gjithë fëmijët e tyre, edhe unë do e nxjerr vajzën time. Edhe gocat e tjera i kam paralajmëruar që përpara se të hapnim tik tokun se çfarë do të në priste, kështu që as ato nuk ndikohen.”, thotë i ati i Jonës në një intervistë për abc.

Çlirimi mbetet tërësisht I përkushtuar ndaj të bijës që edhe Jona të ketë vendin e saj në shoqëri. Dhe Jona e ka vendin e saj. E gjen në mes të komenteve në rrjetet sociale, ku njerëz të thjeshtë apo me fëmijë me të njëjtat vështirësi, e komplimentojnë Jonën dhe familjen e saj.

“Marrim shumë mesazhe nga prindër në të njëjtën pozitë si ne dhe na thonë që familja jonë shërben si shembull për ta dhe videot tona I kanë bërë ti shohin fëmijët e tyre ndryshe.”, thotë babi i Jonës.

E me të vërtetë që shëmbulli që përcjell kjo vajzë me familjen e saj, janë një model që ia vlen të ndiqet.