“Babi, mami, ju lutem mos qani” Momentet prekëse kur Adisa me skoliozë hyn në operim

 “Babi, mami, ju lutem mos qani” Momentet prekëse kur Adisa me skoliozë hyn në operim

Falë shqiptarëve, Adisa 11 vjeçare u nis drejt Tiranës për të hyrë në dy operime e për ta hedhur prapa krahëve sëmundjen.

Prindërit e Adisës e pritën me lot dhe ankth të madh përballjen që i priste. Pas analizave, Adisa u bë gati për të kryer operimin.

Doktori shpjegoi gjendjen e vajzës.

Doktori: Adisa ka një gjendje të quajtur spinida bifida, një problem në lindje. Ka patur ndërhyrje kur ka qenë e vogël por më vonë është krijuar skolioza. Ka dhe një kontrakturë të gjurit të djathtë dhe deformitete të këmbëve. Ne do të korrigjojmë deviacionin e shpinës dhe atëherë do të shohim për këmbët. Nuk është një ndërhyrje e lehtë por kemi një ekip të përgatitur dhe me eksperiencë.

Tashmë është gjithçka gati për ndërhyrjen e parë dhe më të rëndësisshme. Pak para se e bija t’i largohet syve të Avniut e Arzies, fjalët e prindërve janë therëse. Ata na thonë se ka qenë e bija, 11 vjeçe, ajo që i ka dhënë kurajo nënës dhe babait.

Babai: Kur erdhën e morën, më thirri dhe më tha babi dua tët tregoj dicka. Më tha mos qani se do të bëhem mirë. Shumë më emocionoi dhe shumë u mërzita.

Nëna: Fjalët e saj më rrinë ndërmend. Na thoshte mos qani mos qani edhe iku… (qan)

Adisa hyn në operim, ndërsa Arzia e Avniu presin me ankth.

Më në fund 11 vjeçarja del nga salla dhe gjithçka ka shkuar mirë.

Nëna: Dhashtë Zoti vajza me ec.

Babai: Vajza më tha babi inshallah eci sërish, të luajë edhe unë me motrën e vëllain.

Disa javë pas operimit të parë. Adisa do të përballet sërish me ndërhyrje. Zemrat e Arzies e Avniut dridhen sërish.