Bamirësia e futbollistit shqiptar bën jehonë

 Bamirësia e futbollistit shqiptar bën jehonë

Është bukur të dëgjosh një emër shqiptari që jehon në botë për një gjest të mirë. I tillë është rasti i futbollistit Florent Muslija, i cili ka bërë një dhurim në ndihmë të një sërë banorëve të një shteti të varfër afrikan.

22 vjeçari, futbollist i Hannover 96 dhe i përfaqësueses së kombëtares së Kosovës, ka marrë vëmendjen e medias gjermane dhe rrjeteve sociale për bamirësinë që ka bërë në Tanzani të Afrikës.

Muslija ka investuar paratë e nevojshme për të ndërtuar një burim të ujit të pijshëm në shtetin e varfër. Tanzania është një ndër shtetet që ka probleme serioze në sigurimin e ujit të pijshëm dhe bamirësia e 22 vjeçarit ka bërë të lumtur qindra banorë atje. Madje këta të fundit nuk kanë nguruar ta falenderojë 22 vjeçarin për gjestin e tij bamirës.