Banorët e fshatit shtyjnë makinën për të çuar të moshuarën në spital, ajo ndërron jetë rrugës

 Banorët e fshatit shtyjnë makinën për të çuar të moshuarën në spital, ajo ndërron jetë rrugës

Një ngjarje e trishtë ndodhi ditën e djeshme në Limjan të Dibrës, ku një grua e moshuar humbi jetën rrugës për të shkuar në spital.

Për shkak të reshjeve masive të dëborës, rruga në fshat ishte krejtësisht e bllokuar. E moshuara kishte shfaqur komplikime të shëndetit pikërisht për shkak të moshës e të ftohtit dhe ishte e nevojshme të hospitalizohej.

Të gjithë burrat dhe të rinjtë në fshat janë mbledhur për të hequr mënjanë dëborën, në mënyrë që makina ku ndodhej e moshuara të kalonte. Me duar e lopata kanë qëndruar për të paktën 3 orë për të hapur një rrugë të kalueshme dhe kanë shtyrë makinën e cila ngecte vazhdimisht në dëborë.

Fatkeqësisht, e moshuara ndërroi jetë dhe nuk arriti të shkojë në spitalin e qytetit.