Bashkimi i shqiptarëve për tërmetin në Shqipëri! Gold AG këndon vargjet kushtuar 26 nëntorit

 Bashkimi i shqiptarëve për tërmetin në Shqipëri! Gold AG këndon vargjet kushtuar 26 nëntorit

Emisioni “Shqiptarët për Shqiptarët” u zhvillua ndryshe mbrëmjen e djeshme, teksa Elvis Naçi e Sidrit Bejleri udhëtuan drejt Kosovës.

Në studion e RTV Dukagjini ishte dhe një i ftuar special, reperi i njohur Gold AG, i cili gjatë emisionit tregoi për herë të parë detaje në lidhje me projektin e dikurshëm për një këngë së bashku me Sidrit Bejlerin.

Gold Ag tregoi se kënga do të ishte për tërmetin e 26 nëntorit në Shqipëri e për mënyrën sesi të gjithë shqiptarët u bënë bashkë për të dëmtuarit nga tërmeti. Madje ai këndoi dhe disa vargje të këngës:

“Një shqiponjë nga malet po fol

S’do të fluturojë thotë në këtë nëntor

Toka dridhet anembanë,

Çohu bir shife atë nanë

Lotë në sy mos me i lan

Shqiptaria çohet në kambë

O kur thërret Shqipnia nanë

I madh e i vogël me lot në sy

Thot Shqipni jemi me ty”

(Klikoni këtu për të dëgjuar reperin teksa këndon vargjet e këngës)

Gold Ag tha se tekstin e këngës e kishte shkruar ai, por planet për këngën nuk u finalizuan.

Sidrit Bejleri: Ne kemi dashur të bëjmë një këngë për tërmetin të dy.

Gold Ag: Po e pata shkruar një tekst shumë të mirë, por atëherë kishim ndenja të përziera e nuk u bë. Kënga nuk ishte për tërmetin, por sesi u bashkuan shqiptarët.

Sidriti tregon në celular një pjesë të tekstit që ia kish dërguar Gold Ag në muajin dhjetor, pak ditë larg tërmetit.

Sidriti: Ora dy e një çerek e natës. Data 3 dhjetor 2019. Në këtë kohë ma ka dërguar.

Elvisi: Mund ta bëni këtë këngë Sidrit, sepse bën sens kënga. Them se ndoshta ka qenë urtësia e Zotit që kënga nuk është bërë atëherë, sepse kur të përurohen shtëpitë në Thumanë, ndërlidhen të dyja, si ndodhi tërmeti, si u çuan shqiptarët në këmbë dhe arritën ta zgjidhin.