Burg për 31 vjeçarin që i mori jetën ish- të shoqes, çfarë ndodhi në seancën gjyqësore

 Burg për 31 vjeçarin që i mori jetën ish- të shoqes, çfarë ndodhi në seancën gjyqësore

Gjykata e Fierit ka dhënë masën e sigurisë, arrest me burg për Elton Metajn, 31 vjeçarin që i mori jetën ish të shoqes 23 vjeçare, nënë e një fëmije të mitur.

Përballë gjykatës, 31 vjeçari ka pranuar krimin dhe është përlotur. Ai u justifikua duke pretenduar se ndihej i kërcënuar nga ish- vjehrri e ndaj kishte marrë armën.

Më ka kërcënuar ish-vjehrri. Armën e bleva për vetëmbrojtje, sepse më ka kërcënuar se do të më vriste. Ish-bashkëshorten e doja ende”, mësohet të ketë thënë Metaj.

Mbrëmjen e vonë të 10 shtatorit, 31 vjeçari shkoi në banesën e ish bashkëshortes i armatosur. Sabrina 23 vjeçe ishte duke ngrënë darkën në momentin kur ish i shoqi ka ardhur në banesë e ka kërkuar të shohë djalin. 23 vjeçarja është qëlluar në momentin kur i ka kthyer kurrizin ish të shoqit.