Çaste gëzimi! Me bekimin e lutjet e të gjithë shqiptarëve, Deani niset drejt Italisë

 Çaste gëzimi! Me bekimin e lutjet e të gjithë shqiptarëve, Deani niset drejt Italisë

“Na ke të gjithëve këtu, të gjithë jemi me ty, shqiptarët janë bashkë me ty. Do të shkosh me një vend shumë të mirë, do t’i kesh të gjitha kushtet. Ne njerëzit kaq kishim mundësi, tani Zoti para e ne prapa.”

Këto janë fjalët që i thotë Elvis Naçi Deanit, ndërsa tashmë momenti ka ardhur për t’u larguar.

Sidriti: Dean zemër, ti je fëmijë luftarak. E di që për ty bëjnë të gjithë tifo, të gjithë fëmijët… Do e fitosh ndeshjen brenda në Itali, ke për ta parë.

Elvisi e merr hopa Deanin dhe e dërgon drejt charterit. Eva përlotet dhe përqafon Elvisin e Sidritin.

Elvisi: Mos u mërzit, Zoti para e ne prapa. Lutu për djalin.

Sidriti: Ishalla Zoti ia bën mbarë.

Eva: Faleminderit shumë…

Sidriti: Ec tani vazhdo, shihni drejt.