“Çfarë pashë brenda atyre mureve” Elvisi takon tre fëmijët e paralizuar, biseda me nënën e përvuajtur

 “Çfarë pashë brenda atyre mureve” Elvisi takon tre fëmijët e paralizuar, biseda me nënën e përvuajtur

Elvis Naçi shkojë personalisht t’i vizitojë tre fëmijët e paralizuar dhe nënën e tyre të përvuajtur. Me të hyrë në banesë, Elvisi përqafon Lirien. Fëmijët edhe pse të përvuajtur, janë të buzëqeshur. E mirpresin Elvisin, teksa Liria i tregon për kushtet e saj të vështira.

Jeton në një shtëpi me qira dhe nuk ka mundësi të përballojë shumën e nevojshme të parave për kryerjen e operacioneve tek të tre djemtë.

Elvisi: Lirie si je? A je mirë?

Liria: Mirë, mirë faleminderit

Elvisi: Si janë fëmijët?

Liria: Të sëmurë janë, nuk ecin fare.

Elvisi: Sa kushton ndërhyrja?

Liria: 20 mijë euro kushton operimi për një

Elvisi: Shumë e konsiderueshme është….

Liria i shpjegon Elvisit se një spital në Prizren ka marrë përsipër të kryejë ndërhyrjet për djemtë e saj të pafat. Spitali i ka dhënë shpresë se fëmijët do të çohen në këmbë, e madje ka ofruar që një prej operimeve ta kryejë falas, duke parë gjendjen e dobët ekonomike të familjes.

Liria: Mundësitë nuk i kemi. Jetojmë me qira

Elvisi: Nuk është shtëpia juaj?

Liria: Jo, jo me qira. Pa punë të dy, burrë e grua. Duhet me nejt me kalamajtë. Nuk çohen, duhet t’i çojmë peshë. Përnatë lutem për ta, derisa i mbyllin sytë. Të paktën të jenë mirë, ta shoh njëherë një shpresë se një ditë do të çohen. Para nuk kemi. Djali i madh është dhe me astmë.

Elvisi: Ishalla me Zotin para, ne duam të bëjmë mirë.

Pas përcjelljes së këtij rasti, në emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët”, Elvisi tregoi se ajo që ndodhte pas mureve të asaj shtepie ishte e pabesueshme. Tre fëmijë të sëmurë, një sprovë trefishe për ata prindër që të gjithë jetën ia kanë dedikuar djemve.

“Kam kaluar një kohë relativisht të gjatë aty. Kur na krijohet mundësia, shkojmë i shohim me sy. Fëmijë më të mirë nuk gjeje, gjenin buzëqeshjen mes tyre. Brenda atyre mureve, nëse nuk të vjen rasti të shkosh… aty nuk ishte problem shtëpia me qira, se ajo është e fundit, e ajo nënë që nuk imagjinohet dot sesa ka vuajtur. Ishte një rast dramatik. Atë po më thoshte nëna, mirë tek i pari… por prisnim që tek i dyti të ishte mirë fëmija… po kur iku i dyti e erdhi i treti ashtu, më thoshte nuk po ngrejmë dot kokë.”-tregoi Elvisi.