“Cikloni” i drerëve të veriut! Pamje spektakolare të kapura me dron

 “Cikloni” i drerëve të veriut! Pamje spektakolare të kapura me dron

Një video me dron e bërë në zonën arktike, ka kapur momente spektakolare të një tufe me drerë veriu (Renë).

Tufa e madhe me drerë krijon një ‘ciklon’ në lëvizje, ndërsa në mes të rrethit ndodhen këlyshët dhe drerët femër.

Pamjet spektakolare janë kapur nga një fotograf rus në Murmansk. Fotot e kapura nga Lev Fedoseyev sjellin pamje të mrekullueshme të këtij ‘cikloni’ që për qëllim ka ruajtjen nga predatorët.

Një sjellje e tillë është vëzhguar edhe tek delfinët, bizonët e deri tek elefantët, si një prej mënyrave më të efektshme për të luftuar predatorët. Kur drerët meshkuj ndjenjë rrezik, ata nisin të vrapojnë në rrathë, ndërsa drerët femra e këlyshët qëndrojnë  në qendër. Kjo ‘metodë’ përdoret për të shpërqendruar tufat e ujqërve, arinjtë apo predatorë të tjerë që sulmojnë këlyshët.

Në zonën e Murmanskut, njerëzit atje janë ndër të paktët në botë që kanë mundur ta “zbusin” (domestikojnë) drerin e veriut duke i përdorur për ushqimin, gëzofin e deri tek përdorimi i tyre për të tërhequr slita.

Këto drerë mund të arrijnë një shpejtësi prej 50 miljesh në orë (80km/h), mjaftueshëm për t’ju shmangur një numri të madh predatorësh të mëdhenj.