Danimarka dërgon në shtëpi Çekinë, fiton me rezultatin 2-1

 Danimarka dërgon në shtëpi Çekinë, fiton me rezultatin 2-1

Kësaj here çerekfinalja e radhës në Euro 2020 është përmbyllur brenda 90 minutave. Danimarka ka arritur të mundë me rezultatin 2-1 Çekinë.

I pari gol u shënua nga danezët përmes një goditje me kokë nga ana e Delaney.

Në fundin e pjesës së parë, danezët shtojnë diferencën duke shënuar një tjetër gol me Dolberg.

Pjesa e dytë nisi me reagimin e çekëve, të cilët hynë në fushë për të ndryshuar rezultatin. Në minutën e 49-të Schick realizon golin e parë dhe të vetëm për çekët. Pavarësisht përpjekjeve, Çekia nuk mundi të barazojë rezultatin dhe u largua sot nga Euro 2020.

Danimarka tashmë pret të mësojë se cila do të jetë rivalja e tyre, pas përfundimit të ndeshjes së mbrëmjes mes Anglisë dhe Ukrainës së Shevçenkos.