Delvinë, të bësh mësim me mendjen tek i ftohti

 Delvinë, të bësh mësim me mendjen tek i ftohti

Një javë mësim në shkollatt 9 vjeçare në Shqipëri kaloi online, pa motit të ftohtë dhe temperaturave të ulëta. Këtë të hënë shumë nxënës kanë shkuar nëpër bankat e klasave.

Kështu ka ndodhur dhe në Delvinë.Nxënësit i janë nisur shkollës por ndryshe nga koha jashtë që ka filluar të bëjë ngrohtë, në Delvinë klasat i gjen të ftohta. Nuk ka kushte të mjaftueshme për ngrohje. Prindërit dhe vetë nxënësit e vënë në dukje këtë fakt. Dhe mënyra për ta zgjidhur problemin është të vishesh trashë, përkundrazi orët e mësimit do të shkojnë me mendjen tek i ftohti.

“Ka ftohtë, kur shkojmë në shtëpi s’kemi kushte ne. fëmijët lagen në shi dhe mësuesja s’e di thotë çfarë t’i bëjmë ne. I lagen këmbët,” thotë një prind.

“Vetëm kur vete nëpër shi kam ftohtë,” thotë një nxënës për tv Ora.

Rezistencat në klasë duket se janë e vetmja zgjidhje në kushtet kur ngrohja në këto shkolla mbetet ende një ‘luks’ për nxënësit. Por edhe një rezistencë në klasë, pak e bën diferencën. E vetmja zgjidhje është veshja.

“Ne kemi edhe xhupat e trashë… nuk kemi dhe aq shumë ftohtë se vishemi” thotë një nxënës  tjetër.