“Deri në gjysmën e rrugës fjeti” Flet zjarrfikësi që shpëtoi foshnjen nga rreziku i asfiksisë

 “Deri në gjysmën e rrugës fjeti” Flet zjarrfikësi që shpëtoi foshnjen nga rreziku i asfiksisë

Këtë mëngjes në një pallat në rrugën  “Fadil Deliu” në Tiranë, një sasi e madhe tymi alarmoi banorët e godinës.

Një makinë në garazh kishte marrë flakë dhe i gjithë pallati ishte mbuluar nga tymi. Zjarrfikësit erdhën në vendngjarje dhe nisën të evakuojnë njerëzit nga banesat, derisa flakët e tymi të neutralizoheshin.

Pikërisht në këtë moment, në njërën prej banesave ku kishte dhe fëmijë të vegjël, zjarrfikësit shkuan me shkallën e automjetit të tyre për të larguar nga rreziku asfiksisë këtë foshnje.

Në një prononcim për median, zjarrfikësi tregoi momentet kur i mori nënës nga duart djalin 3 muajsh, për ta zbritur e larguar nga rreziku.

“Lashë batanijen se kisha frikë mos më binte nga krahët, por ai deri në mes të rrugës flinte gjumë, pastaj u zgjua”-tha zjarrfikësi, ndërsa nëna e foshnjes u shpreh se “kisha vetëm frikë për fëmijët, asgjë tjetër”.

Në pallat jetojnë plot 86 familje. Fatmirësisht e gjithë situata u mbyll pa incidente, ndërsa hetimet për shpërthimin e flakëve në makinën në garazh, vijojnë.