“Dhimbja e asaj vajze është e madhe” Letra e një mësuese për ‘Shqiptarët për Shqiptarët’

 “Dhimbja e asaj vajze është e madhe” Letra e një mësuese për ‘Shqiptarët për Shqiptarët’

Një mësuese, por para së gjithash, një nënë. Flutura Haka quhet dhe drejton shkollën e mesme në fshatin Stravaj në Përrenjas. Mësim i ka dhënë një vajze që për vite me radhë ka mbajtur në trup një sëmundje, që sot po i rrezikon jetën.

Ketiana Bardho quhet vajza kurse sëmundja është skolioza.

Ketiana me te atin

Mësuese Haka i është drejtuar me një letër emisionit “Shqiptarët për Shqiptarët”, me shpresën se emisioni dhe shqiptarët do ta hapin zemrën për t’i lehtësuar dhimbjet Ketianës.

“Në cdo ditë të jetës së saj, Ketiana, gdhihet e ngryset në sfilitjet që ia dikton sëmundja e rëndë. Ka lindur me një defekt në shtyllën kurrizore, që nuk i jep mundësi të jetojë si gjithë shoqët e saj. E ndërsa ajo rritet, sëmundja po avancon, aq sa sot që po ju shkruaj shtylla e saj kurrizore është deformuar shumë. Po ju përcjell lutjen, thirrjen time, të të gjithë mësuesve të shkollës si dhe të të gjithë shokëve e shoqeve të Ketianës: ndihmojeni vajzën e ëmbël të fshatit tonë.“-shkruan në letër mësuesja.

Trupi i saj i deformuar rende nga semundja

Pjese nga letra e mesueses, e lexuar diten e djeshme ne emisionin ‘Shqiptarët për Shqiptarët”

Po ju drejtohem juve që keni kryer misione të mëdha, që shkoni në cdo familje shqiptare, brenda dhe jashtë Shqipërisë, e që bëni të pamundurën, për të zgjidhur problemet e hallet, e njerëzve të thjeshtë, që kërkojnë ndihmë tek ju.

Ndihmë do t’ju kërkoj edhe unë, jo për veten e as për familjen time, por për një ish nxënëse të shkollës, dhimbja e së cilës është bërë edhe dhimbja jonë.  Ajo është një vajzë e urtë dhe e edukuar. Ka një emër po aq të bukur sa është edhe vetë: Ketiana Bardho.

Në cdo ditë të jetës së saj, Ketiana, gdhihet e ngryset në sfilitjet që ia dikton sëmundja e rëndë. Ka lindur me një defekt në shtyllën kurrizore, që nuk i jep mundësi të jetojë si gjithë shoqët e saj.

E ndërsa ajo rritet, sëmundja po avancon, aq sa sot që po ju shkruaj shtylla e saj kurrizore është deformuar shumë.

Po ju përcjell lutjen, thirrjen time, të të gjithë mësuesve të shkollës si dhe të të gjithë shokëve e shoqeve të Ketianës: ndihmojeni vajzën e ëmbël të fshatit tonë. Operacioni që vetëm ju mund ta mundësoni, do t’i shpëtojë jetën dhe kjo është dëshira por edhe meraku ynë më i madh.

Ketiana ka ëndrra. Më ka thënë se ka qejf të vazhdojë studimet në fakultet e të bëhet mësuese. Ketiana po vuan e lotët e saj nuk do të thahen dot, derisa ju do të trokisni në derën e saj.

Unë besoj shumë se ju do të trokisni një ditë, në derën e Ketianës!
Me sytë nga Zoti dhe shpresat tek ju.

Përzemërsisht drejtoresha e shkollës, Flutura Haka.