Viti që lamë pas me siguri u shënjua nga ardhja e pandemisë Covid, e cila deri më tani ka marrë jetët e mbi 1.6 milionë personave.
Jetesa e njerëzve ndryshoi në shumë aspekte. Vuajtje të shumta, njerëz që humbën punën. Por pati mjaft momente, ku vlerat, zakonet, besimet e shpresa e njerëzve arritën të dalin ‘sipër’ frikës nga pandemia.
Më poshtë gjeni një kolazh me foto të disa prej ngjarjeve më të prekshme, të kapura në aparati fotografik.
Më 8 Janar:
Punëtorët e shpëtimit në Teheran (Iran) duke kërkuar në skenën ku një aeroplan ukrainas u rrëzua
Më 15 janar
Njerëz vullnetarë dalin të kërkojnë për kafshët shtëpiake që i mbijetuan tmerrit që solli shpërthimi i vullkanit Taal në Lemery (Filipine)
Më 15 janar
Një vogëlush nga Siria, i cili po mbahet në krah pas një sulmi ajror në qytet
Më 22 mars
Momentet kur një vullnetar policie qëndron me duart ngritur për t’u dezinfektuar prej Covid, në qytetin e Pamplonas në Spanjë.
Më 28 mars
Franca fut kufizimet në lëvizje prej Covid… fqinjët duket sikur ‘rikthehen në kohë’ për një bisedë në ballkon (dhe jo me celular)
Më 10 maj
Një ndër qendrat më të rëndësishme në Paris… plotësisht bosh për shkak të Covid-19
Më 31 maj
Një ndër dhjetëra protestat në SHBA pas vdekjes tragjike të George Floyd
Më qershor
Agustina Cañamero, 81 vjeçe dhe Pascual Pérez, 84 vjeç në një shtëpi të moshuarish (azil) në Spanjë. Të martuar prej dekadash dhe tashmë të ‘ndarë’ prej koronavirusit! Por sërish dashurinë nuk e ndal dot asgjë
Më 12 korrik
Dusseldorf, Gjermani. Një pamje ajrore e një shëtitoreje, e vizatuar në rrathë për të mbajtur distancën sociale
Më 29 korrik
Besimtarët muslimanë rreth Qabes duke respektuar rregullat e distancës sociale, përpara pelegrinazhit në Mekë
Më gusht
Flakët e ‘ferrit’ që pushtuan për ditë me rradhë Kaliforninë në SHBA… dhe mes tyre një miush që tenton t’i shpëtojë zjarrit
Më 4 gusht
11 vjeçarja Hoda Kinno shpëtohet nga xhaxhai i saj Mustafai, pas shpërthimit të frikshëm në portin e Bejrutit në Liban
Më nëntor
Më dhjetor
Një burrë i veshur si ‘babagjysh’ teksa qëndron i varur në një teleferik në Rio de Janeiro, Brazil