Dhuroi flokët për fëmijët me kancer, derisa zbuloi se ishte vetë e sëmurë

 Dhuroi flokët për fëmijët me kancer, derisa zbuloi se ishte vetë e sëmurë

“Ditën që kisha për të bërë një provim të rëndësishëm në shkollë (GCSE), mësova se isha me kancer… gjithsesi në shkollë shkova dhe provimin arrita ta marr”

Këto janë fjalët e një 15 vjeçareje. Quhet Kia (Kiya). Një vit më parë vendosi të dhurojë flokët e saj për të miturit që përballen me kancerin.

“Pashë disa video dhe mendoja sesa mirë do të ndiheshin ato vajza kur të hapnin kutinë e të shihnin se u ka ardhur një paruke, që do të mund të kenë flokë sërish”

12 muaj pas këtij gjesti human, Kia diagnostifikohet vetë me një lloj kanceri (limfomë).

“Fillimisht vura re një si nishan në qafë. Ishte i fortë dhe brenda pak kohëve u zmadhua, u bë sa një kokërr rrushi. Më pas gjeta një të dytë nën anën tjetër të qafës”

E teksa nisi seancat e kemioterapisë, kësaj here i duhej asaj një paruke për shkak të rënies së flokëve.

“Po bëja një dush dhe vura re se flokët po më binin. Aty e kuptova se do më dukej një paruke”

Paruken ia dhuroi e njëjta organizatë bamirëse ku ajo dha flokët e veta.

“Nuk e kupton sesa e vështirë është kjo sëmundje, derisa kur sëmundja prek fëmijën tënd. Unë pashë tim atë të përballej me këtë sëmundje, por kur sheh fëmijën tënd…”-tha nëna e 15 vjeçares në një intervistë për BBC.

Pavarësisht sëmundjes, Kia po mbledh donacione për fëmijët që preken nga kanceri, dhe për këtë përpjekje të saj ka patur dhe mbështetjen e një futbollisti të njohur të Liverpulit (Andy Robertson).

Shikoni për më shumë këtë video të BBC.