Dikur zvarritej në tokë, sot po hedh hapat e parë… këto mrekulli i bëjnë vetëm shqiptarët bamirës

 Dikur zvarritej në tokë, sot po hedh hapat e parë… këto mrekulli i bëjnë vetëm shqiptarët bamirës

Një ndër historitë më të dhimbshme. Një nënë e baba, që fati i keq i kishte goditur atje ku dhemb më shumë. Tre nga katër fëmijët e familjes Idrizi ishin të paralizuar.

Dy prej djemve zvarriteshin në tokë për të lëvizur në shtëpi.

“Asnjë ditë nuk fillon pa u mërzit, pa qarë. Është një vuajtje që s’ka fund.”

Kështu shprehej Liria, nëna e Gëzimit, Arlindit dhe Adit. Një nënë heroinë që gjithë mundin ia kushtoi atyre, një sakrificë trefishe. Lotët e thirrja e saj për ndihmë, u përcollën në emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët”.

Brenda një kohe të shkurtër, paratë e nevojshme për operimin e djemve u mblodhën. Ndërhyrjet shkuan me sukses dhe djemtë nisën rrugëtimin e gjatë drejt aftësimit të trupit e këmbëve.

Pak kohë më parë përcollëm disa foto të vëllezërve të cilët kishin nisur të qëndronin në këmbë, ndërsa tashmë një video të Arlindit. Ai po hedh hapat e tij të parë.

Para pak muajsh ky fëmijë ishte i paralizuar, por sot, falë shqiptarëve bamirës, ai qëndron në këmbë dhe së shpejti do të ecë normalisht.