Dimri nuk ka “ndërmend” të ikë! Shikoni fotot e reshjeve të dëborës në veri të Shqipërisë

 Dimri nuk ka “ndërmend” të ikë! Shikoni fotot e reshjeve të dëborës në veri të Shqipërisë

Edhe pse thuajse në mes të stinës së pranverës, duket se dimri “nuk do të ikë”.

Këtë mëngjes kanë rinisur reshjet e dëborës në Dibër e Bulqizë.

Trashësia e dëborës në qytet shkon 5 cm, ndërsa në zona të thella me lartësi mbidetare më të madhe trashësia arrin në 15 cm.

Po e njëjta situatë shfaqet edhe në qarkun e Kukësit, ku pikat e larta malore janë mbuluar në dëborë. Lartësia e borës në pikat dominante si Valbona është 25 cm, në Qafë Luzhë, 20 cm, Qafë Prushi 10 cm Bushtricë (Vasije) 30cm, Kolosjan 10cm e Shishtavec 30 cm.