“Djali im s’do të dëgjojë dot… ama paratë që u mblodhën për të, t’i përdorë një fëmijë tjetër”

 “Djali im s’do të dëgjojë dot… ama paratë që u mblodhën për të, t’i përdorë një fëmijë tjetër”

Tre ishin fëmijët që Shqiptarët për Shqiptarët ndihmoi në mbledhjen e fondeve e më pas operimin e tyre, për t’i risjellë dëgjimin e zërin.

Njëri prej tyre ishte Sokoli, i cili me paratë e mbledhura të grumbulluara nga shqiptarë bujarë, u nis drejt Vjenës për t’u operuar. Fatkeqësisht, mjekët i thanë familjes se Sokoli do ta kishte të pamundur të dëgjonte, pasi ai kishte lindur pa nervin koklear, elementin e nevojshëm për të bërë një ndërhyrje të suksesshme.

E ëma e Sokolit erdhi në Shqipëri në lot, duke e ditur që i biri nuk do të dëgjonte e fliste dot. Por ajo bëri një gjest të mrekullueshëm dhe paratë që u grumbulluan për të birin, i dhuroi për një rast të ngjashëm me të birin. Rastin e Flavias, e cila njëlloj si Sokoli kishte lindur me probleme të dëgjimit, e transmetoi emisioni Shqiptarët për Shqiptarët.

“Kur e mora përgjigjen e Sokolit, që djalit nuk i funksionin aparati, unë mendova që këto para që i dhuruan shqiptarët përse mos të shkojnë për një fëmijë të vogël. Meqë paratë u nisën për një fëmijë, që implanti koklear meqë nuk i funksioni djalit tim Sokolit, të funksionojë për një fëmijë tjetër. Mua rasti i Flavias më ka prekur shumë, jashtë mase. Aq lot sa kam derdhur për Sokolin aq shumë kam qarë edhe për Flavian kur unë lexova mesazhin e saj. Dëshira ime ishte që paratë e Sokolit të shkojnë për Flavian me gjithë zemër me gjithë shpirt, që Flavia t’i dëgjojë të gjitha gëzimet familjare që ka, që Flavia t’i dëgjojë prindërit e saj kur t’i thërrasin, që Flavia të gëzojë shumë e lumtur në jetë, të gëzojnë çdo ditë prindërit me zërin e vajzës kur ajo të flasë dhe operacioni t’i kalojë shumë më mirë. Flavia ishte si kukull, uroj me zemër t’i ndihmojë Zoti dhe daltë me sukses”, thotë e ëma e Sokolit.

Por çfarë ndodhi me rastin e Flavias së vogël?

Shikoni në linkun e mëposhtëm historine e saj.