“Djalin e kam sëmurë, ju lutem bëni një lutje për të”

 “Djalin e kam sëmurë, ju lutem bëni një lutje për të”

Mbrëmjen e djeshme emisioni Shqiptarët për Shqiptarët bëri të lumtur plot familje e realizoi plot ëndrra shqiptarësh. Në puntatën e të premtes, ashtu si përherë Elvis Naçi e Sidrit Bejleri lexuan mesazhet e dhjetëra shqiptarëve zemërmirë, që tashmë bamirësinë e kanë bërë një model të përjavshëm.

Por mes mesazheve që po lexoheshin, sms e një qytetari ishte e pazakontë. Sidrit Bejleri e lexoi. Ishte mesazhi i një shqiptari bamirës, që pavarësisht vështirësive që po kalonte dha kontributin e tij të madh. E vetmja gjë që kërkoi ishte një lutje për djalin 6 vjeçar, i cili ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore.

“Mirmbrëma, paraqitem nga Italia. Dhuroj 1 mijë euro. E kam djalin 6 vjeçar të sëmurë. Të hënën hyn në operacion djali, ju lutem bëni një lutje.”- thuhej në mesazhin që lexoi Sidrit në emision.

Elvisi: Zoti e shëroftë. Inshallah djali të kalojë operacionin me sukses.

Sidriti: Përballemi çdo ditë me gjëra të tilla. Tek fëmija është e rëndë sprova dhe Zoti e shëroftë.