Drenas, historia dramatike e babait: Ndihmoni fëmijët, janë pa nënë!

 Drenas, historia dramatike e babait: Ndihmoni fëmijët, janë pa nënë!

“Shqiptarët për shqiptarët” ka udhëtuar në Drenas të Kosovës. Elvis Naçi ka takuar brenda një çadre të improvizuar kryefamiljarin Pajazit Dugolli.

Prej 7 muajsh kryefamiljari me dy fëmijët e mitur jetojnë në këtë çadër. E ëma i ka braktisur prej kohësh. Në shkollë fëmijët i diskriminojnë, shokët u thonë nuk keni shtëpi. Babai i tha Elvis Naçit se i gënjen fëmijët pasi e pyesin se kur do u kthehet e ëma.

Të braktisur nga nëna dhe fati, dy të mitur në mëshirë të fatit, dy fëmijët e Pajazitit jetojnë prej muajsh në një çadër të improvizuar. Mjerimi brenda çadrës ka pllakosur gjithëçka. Fëmijët e mitur u braktisën nga nëna e tyre por edhe nga fati. Fëmijërinë e jetojnë mës skamjes, kur khthen nga shkolla në rrugën me baltë ulen përtoke dhe bëjnë detyrat e shëtpisë. “Nuk kam mundesi ku ti bëj detyrat e shtëpise” thote vajza 11 vjeçare. “Mami ka ikur, na ka lenë, shumë vështire eshtë të jetosh këtu. Dua te kem shtëpi të bëj detyrat të ndihmoj babin jam e mërzitur me këto kushte. I them shqiptareve të na ndihmojnë mos të jetojmë në ketë çadër” thotë 11 vjeçarja. Një thirrje ka dhe babai i vajzës, Pajaziti “tani nis dëbora, fëmijët kanë ftohtë. Vetëm një dhomë dua që ata të mësojnë. Nuk di çfarë të bëj në këto kushte…” shprehet ai.