“Dua ta vras veten, por s’mund të lë 4 fëmijët jetimë” Shqiptarët i bëjnë surprizën më të madhe familjes nga Gramshi

 “Dua ta vras veten, por s’mund të lë 4 fëmijët jetimë” Shqiptarët i bëjnë surprizën më të madhe familjes nga Gramshi

E mbushin jetën më zbrazëtirë, kanë menduar dhe vetëvrasjen por nuk e bëjnë dot… s’mund të lënë jetimë 4 fëmijët e tyre.

Kjo është historia e familjes Kishta nga Gramshi, e cila jeton në kushte skamje në një dhomë të vetme 6 metra katrorë. Janë 6 persona dhe të gjithë në darkë flenë në tokë, në mes të ftohtit dhe urisë.

Kryefamiljari Dhimitraq Kishta përlotet kur tregon sesa e vështirë është jeta për të. Ai i ka humbur të gjitha shpresat dhe është thyer, në atë pikë që nuk ndalon dot së qari. Dhimbja e tij preket dhe ndihet kur tregon kohën kur ka shkuar në Tiranë. Në spital për dy nga fëmijët e tij të cilët kanë patur vrimë në zemër. Ka fjetur jashtë, në lulishtet e kryeqytetit.

Dhimitraqi: Jetojmë në ktë dhomë me 4 fëmijë, veti i gjashti. Nuk kam mundësi…unë lekë nuk kam. Kam hequr shumë me fëmijët, kam vuajtur nëpër spitale, unë e di se çkam hequr… shumë… shumë kam hequr. Ndaj jam në ktë gjendje, dy fëmijë i kam patur me vrimë në zemër… (qan) s’kam patur mundësi, më shumë kam ndenjur pa bukë sesa pa bukë. Në Tiranë kam fjetur nëpër lulishte kur shkoja në spital. Çfarë të bëja, kurse dy fëmijët e tjerë i lash këtu… si mos më keq! Njëherë hanin njëherë nuk hanin… (qan)

Punoj tokat sa kam mundësi… misër, grurë… por grurë s’kam mbjellë më sepse nuk kam patur mundësi. Gruri është shumë i shtrenjtë dhe nuk punohet me dorë. Drurët i mbaj në krahë, dy orë është rruga. Nuk kam mundësi të bëj ndryshe.

Nëna e fëmijëve, Sonila Kishta thotë se ka dashur të vrasë veten për shkak të zisë që sheh përditë dhe pamundësisë për të ushqyer me bukë fëmijët e saj.

Sonila: E mbajmë frymën gjallë me 60 mijë lekë të vjetra, fëmijët veç të mbushin barkun duan, kam dashur ti jap fund jetës, por me vjen keq për fëmijët, më mirë të vdes sesa të jetoj kështu…

Duke parë kushtet e rënda në të cilat jeton kjo familje, emisioni “Shqiptarët për Shqiptarët” shkoi pranë banesës së tyre në Gramsh për të parë nga afër situatën. Elvis Naçi dhe Sidrit Bejleri takuan personalisht familjen Kishta. Dhimitraqi është përlotur kur i ka parë dhe ka mbetur i heshtur. Sonila u ka treguar Naçit e Bejlerit se kur vjen nata ata shtrihen të gjithë në tokë për të fjetur. Nëna e këtyre 4 fëmijëve qëndron zgjuar, duke e gënjyer veten sado pak se mund të ndalojë të ftohtin që ndiejnë fëmijët çdo natë.

Elvis Naçi: Ngelëm pa fjalë kur e takuam familjen… kur shkuam atje, filluan të qajnë. Aty e kuptuam që kishim bërë gjënë e duhur që e vizituam familjen.

Sonila: Këtu flemë në tokë. Kur bie shi uji hyn brenda dhe nuk e di sesi ja dalim…

Elvis Naçi: Këtu jetoni të gjithë?

Sonila: Po, vetëm këtë tokë këtu kemi

Sidrit Bejleri: Si ngroheni?

Sonila: Ja me këtë ngrohëse… kjo llamarinë që ka mbetur.

Bejleri: Gocat shkojnë në shkollë?

Sonila: Po, vajzat mësojnë, janë me 10… por më shumë pa bukë i çoj në shkollë. Nuk kam mundësi. Mbrëmë kishin ftohtë dhe në 4 jam ngritur për të ndezur zjarrin. Kemi 14 vjet këtu në këtë vend.

Naçi: Çfarë ju duhet?

Sonila: Një shtëpi për këta fëmijë… kam menduar t’i jap fund vetes shumë herë. Nuk kam me se të ushqej fëmijët, jemi shumë keq. Më vjen t’i lë fëmijët pas, kam tentuar dy tre herë…. por s’kam mundur, më vjen keq t’i lë fëmijët jetimë. Se më mirë të vdes sesa t’i shoh fëmijët e mi kështu. Fëmijët e mi nuk i qas kështu, në shkollë nuk e pranojnë… i thonë pse nuk je larë, por unë nuk kam mundësi.

Naçi: Na e lini neve të merremi më këtë punë. E shohim vështirësinë tuaj të madhe. Rrini të qetë, kur i shohim këta fëmijë kështu… na e lini dhe neve një amanet të familjes tuaj.

Shqiptarët kanë qenë përherë me shqiptarët në krah. Ne do të bashkohemi me shqiptarët dhe do të bëjmë diçka me këtë familje.

Shqiptarët ndihmojnë familjen Kishta

Një thirrje iu drejtua shqiptarëve dhe u arrit të mblidheshin një sërë fondesh për t’i ngritur një shtëpi të re familjes Kishta. Për të ndërtuar shtëpinë e re u desh largimi i familjes drejt të afërmve të Sonilës. Babai i nënës së 4 fëmijëve hapi dyert e shtëpisë së tij për të ndihmuar mbesat dhe nipin.

E teksa shtëpia e re kishte nisur ndërtimin, emisioni “shqiptarët për shqiptarët” vizitoi sërish fëmijët. Ata erdhën në Tiranë për një ditë të gëzueshme, blerjen e disa rrobave të reja me shpresën se nesër ata nuk do të mënjanohen nga shokët dhe shoqet e klasës.

Ndërkohë në shtëpinë e vjehrrit të Kristaqit familjarët ende nuk e dinë se banesa e tyre është duke u rindërtuar.

Babai i Sonilës: Me aq mundësi sa kam patur, i kam ndihmuar…Atje është shumë zonë e ftohtë… unë vendosa që t’i marr këtu për disa kohë, s’mund t’i lëmë vetëm.

Kristaqi: Kam ardhur tek njerëzit e nuses… më kanë marrë këta. Më vjen shumë zorr, shumë…por mundohem t’i ndihmoj, ndihmoj vjehrrin në punët e tij me tokën. Nuk rrihet vetëm në shtëpi.

Me përfundimin e shtëpisë së re, e gjithë familja shkon në banesë. Çelësat e shtëpisë së re Elvis Naçi ia dorëzon Kritastaqit. Me të hapur derën babai i 4 fëmijëve shpërthen në të qara. Nuk ka fjalë, por vetëm lotë.

Naçi: Keni ndenjur në Lushnje disa kohë, por edhe ne falë shqiptarëve kemi bërë disa punime. Prej shqiptarëve i ke këto çelësa, tani na hap derën. Kristaqi nuk e beson atë që sheh.

Kristaqi: Ju falënderoj me gjithë shpirt… zoti ju shikoftë të gjithë shqiptarëve kudo që të jeni. Nuk kam fjalë…

Elvis Naçi: Shqiptarët që kontribuojnë i sjellin paratë për të shikuar shqiptarët e tyre më mirë. Kjo punë është një amanet i madh. Shqiptarët janë gjendur pranë familjes tuaj dhe për një vit ju do të keni çdo muaj një pension prej 400 mijë lekës, që ju të jetoni më mirë. Ta gëzoni shtëpinë Sonila, Kristaq.

Kristaqi: Faleminderit… Kam vuajtur shumë

Naçi: Kristaq pse qan?

Kristaqi: Do e mbaj këtë derisa të vdes… Kjo nuk është për mua… nuk është për mua. Kjo dhomë nuk është për mua, nuk e di… nuk jam mësuar. Pashë dhe unë një ditë të bardhë.