“Dua vetëm të bëj mirë” Historia e të riut që i pastronte rrugën falas të gjithë fqinjëve

 “Dua vetëm të bëj mirë” Historia e të riut që i pastronte rrugën falas të gjithë fqinjëve

Kur bora filloi të akumulohej aqsa makinat nuk mund të kalonin në rrugë, ky i ri vendosi që të marrë përsipër të pastrojë rrugët, për këdo që kishte nevojë.

“Fillimisht përcolla në rrjetin social një lajmërim për këdo që kërkonte ndihmë në pastrimin e rrugëve e kthinave të tyre nga bora”.

Shumë prej fqinjëve të tij në komunitet iu përgjigjën ofertës së Kristofer Leduk. E kësioj ai nisi të punojë me një borëpastruese për të hapur rrugët e kthinat që të çonin në shtëpitë e të tjerëve. Por teksa ditët me borë dukej se nuk mbaronin po ashtu edhe numri i atyre që kërkonin ndihmë u shtua. 20 fqinjë ndihmonte ky i ri, derisa një ditë mjeti borëpastrues iu prish.

Pa patur kohën për ta ripatuar, Kristoferi nis të heqë borën me krahë përmes një lopatë.

“10 prej kthinave i hoqa me lopatë, u ndjeva keq që nuk ndihmova dhe s’mund t’i lija njerëzit ashtu të mbytur në borë”.

Por pasi koha e stuhive të borës përfundoi, një i panjohur kishte organizuar një event (gofundme) bamirësie për Kristoferin. Të gjithë fqinjët që ai ndihmonte dhe të tjera familje në komunitet kishin dhuruar para për të.

“Nuk mund ta besoja që e kishin bërë këtë. E vetmja dëshirë e imja ishte të bëja diçka të mirë për komunitetin dhe të ndihmoja këdo që kishte nevojë për ndihmë”-tha i riu për median në SHBA, kur mësoi për surprizën që i kishin bërë anëtarët e komunitetit.

Me paratë e mbledhura për të, Kristoferi po sheh mundësinë që të blejë një tjetër traktor të vogël… por kësaj here një mjet që pastron jo vetëm dëborën, por edhe kosit barin, në mënyrë që t’i ndihmojë fqinjët në pranverë. Një pjesë tjetër të parave, ka vendosur që t’i dhurojë në një organizatë që kujdeset për kafshët në qytet.