Duke lexuar me qiri, historia e 8 vjeçarit shqiptar që nuk e ka braktisur dijen

 Duke lexuar me qiri, historia e 8 vjeçarit shqiptar që nuk e ka braktisur dijen

Pandemia e tashmë dhe dëbora kanë bërë që mësimi të kthehet në formatin online për shumicën dërrmuese të nxënësve, por jo të gjithë i kanë mundësitë.

Ky është Damiano. 8 vjeçari jeton në fshatin Urë të Shëngjergjit (Tiranë) Duket sikur jeta ‘ndalon’ në këtë zonë malore. Vështirësitë nuk mungojnë dhe në darkë duket sikur gjithçka ndalet. Damiano thotë në një intervistë për Top Channel se nuk ka mundësi të bëjë detyrat online, pasi është i varfër.

Damiani: Nuk kam as telefon , asgjë që të bëj mësim online … Nuk kam me ç’ti marr detyrat.. Mua më pëlqen shkolla, të lexoj libra…

Nëna e Damianit thotë se është e pamundur për të financiarisht që të përballojë kostot për të mësuar online.

Nëna:  Është e pamundur për mua. Mezi po ju mbush fëmijëve me bukë. Me 40 mijë lekë asistencë cdo bësh? T’i mbush telefonin për online? Plus që s’kemi telefonin e përshtatshëm për online. E ndihmoj vetë me mundësitë e mia me mësimet.

Por pavarësisht vështirësive dhe ikjes së shpeshtë të dritave në orët e pasdites, 8 vjeçari lexon dhe mundohet të mësojë sa të mundet. Një qiri e ‘shoqëron’ në rrugën e librit e dijes. Damiano ka pak mundësi dhe kushte aspak të mira, por sërish vullnetin për të mësuar nuk e ka humbur.