Durrës, shpërthimi i gomës së kamionit i merr jetën punonjësit 20 vjeçar në Durrës

 Durrës, shpërthimi i gomës së kamionit i merr jetën punonjësit 20 vjeçar në Durrës

Një ngjarje e trishtë ka ndodhur këtë të martë në lagjen nr.14 në Durrës, ku një 20 vjeçar ka ndërruar jetë teksa punonte.

I riu me inicialet R.T ishte punonjës gomisterie. Po punonte në gomën e një kamioni në momentin kur ajo ka shpërthyer. Autoritetet njoftuan se si pasojë e shpërthimit të gomës, i riu është lënduar rëndë dhe ka ndërruar jetë.

Nga ajo se çfarë treguan dëshmitarët okularë, forca e shpërthimit të gomës, e ka hedhur tutje në një shtyllë hekuri të ndjerin.

“Më datë 06.07.2021, rreth orës 08:50, në lagjen nr.14/1, Kënetë, në ambientet e një gomisterie, duke rregulluar një gomë të një kamioni e cila ka shpërthyer, është lënduar shtetasi R. T., 20 vjeç, (punonjës), i cili si pasojë e plagëve të mara ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, -njofton policia.