Dy legjenda do të rikthehen në ring

 Dy legjenda do të rikthehen në ring

Prej kohësh përflitej një ndeshje e tillë dhe mesa duket do të bëhet realitet shumë shpejt. Dy legjendat e boksit Mike Tyson dhe Evander Holyfield do të zbresin sërish në ring në përballje me njëri- tjetrin.

Lajmin e konfirmon 54 vjeçari Mike Tyson, i cili është shprehur gjatë një interviste live në rrjetin social, se ndeshja do të mbahet më 29 maj. Tyson shtoi se kishte një mosmarrëveshje të vogël mes palëve në lidhje me promovuesit e ndeshjes, porse sfida do të bëhet.

“Holyfield është një njeri i thjeshtë, një njeri i Zotit. Por dhe unë jam një njeri i Zotit dhe më 29 maj do të fitoj unë”, tha Mike.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, data 29 maj do të shënojë duelin e tretë mes këtyre dy kampionëve.

Tson e Holyfield janë përballur dy herë mes tyre, në vitet ’96 e ’97. Ndeshjet janë fituar nga Holyfield, por të gjithë mbajnë mend ndeshjen e dytë, kur Mike Tyson u skualifikua për shkak se kafshoi veshin e kundërshtarit.