Dy mesazhe për të kuptuar mirësinë e shqiptarëve

 Dy mesazhe për të kuptuar mirësinë e shqiptarëve

“Shqiptarët për Shqiptarët” e ka një mision mbi të cilin bazohet dhe ai është sjellja e një modeli pozitiv në shoqërinë ku jetojmë, përmes bamirësisë dhe veprave të mira për njerëzit në nevojë.

Mbrëmjen e djeshme gjatë transmetimit maratonë, dy mesazhe drejtuar Sidrit Bejlerit e Elvis Naçit, ishin një shembull i qartë dhe i thjeshtë, se çdo të thotë mirësi.

Sidriti përcolli një mesazh në celular ku shkruante një shqiptar nga Franca. Personi thoshte se nuk kishte mundësi të bënte bamirësi, pavarësisht dëshirës së madhe. Sidriti e tregoi para kamerave mesazhin.

Sidriti: Shikoje këtë foto që më erdhi. Kam dëshmitar publikun, shikojeni këtë mesazh.

Elvisi: Zoti të begatoftë.

Por pak minuta kaluan dhe një tjetër shqiptar, i shkroi sms Elvis Naçit, për t’i komunikuar se do të paguante ai një sasi prej 50 frangash për bamirësi, në emër të personit që nuk kishte patur mundësi.

Përshëndetje juve. Për personin nga Franca që nuk mundi të dhurojë, do t’i jap unë 50 franga. Qëllimi është me rëndësi më shumë sesa paraja.“-shkruante shqiptari në sms.

Elvis Naçi: Përveç mesazhit, ka sjellë dhe foton ku ka konfirmuar që i ka dërguar 50 frangat. Ky zotëri i dha në emër të atij shqiptari.